Aktivizim i thjeshtë
Shtoni kartën tuaj Visa dhe aktivizoni Apple Pay në vetëm disa hapa.
Pagesa të thjeshta
Ju mund të përdorni Apple Pay kudo ku pranohen pagesat pa kontakt.
Siguria e transaksione
Visa përdor sistemin e saj të sigurisë për të kthyer informacionin e kartës tuaj në një kod unik digjital (token) për çdo transaksion. Në këtë mënyrë, ju mund të paguani pa u shqetësuar se të dhënat e kartës suaj mund të bien në duar të gabuara.
Si të aktivizoni Apple Pay?
iPhone
- Hapni aplikacionin Wallet.
- Klikoni simbolin “+” në këndin e sipërm djathtas.
- Nëse karta juaj Visa është e lidhur me llogarinë tuaj të iTunes, mjafton të vendosni kodin e sigurisë kur nisni Apple Pay.
- Për të shtuar një kartë të re Visa në iPhone-in tuaj, hapni aplikacioni Wallet dhe klikoni simbolin “+”. Përdorni kamerën për të skanuar dhe vendosur informacionin e kartës tuaj.
Apple Watch
- Hapni aplikacionin Apple Watch.
- Zgjidhni opsionin “Wallet & Apple Pay”, më pas klikoni “Shto kartë krediti ose debiti” dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
- Nëse karta juaj Visa është e lidhur me llogarinë tuaj të iTunes, mjafton të vendosni kodin e sigurisë kur nisni Apple Pay.
- Për të shtuar një kartë të re Visa, zgjidhni “Shto një kartë tjetër” dhe përdorni kamerën e iPhone-it tuaj për të skanuar informacionin e kartës.
IPad
- Shkoni tek cilësimet “Settings”.
- Zgjidhni opsionin “Wallet & Apple Pay”, më pas klikoni “Shto kartë krediti ose debiti” dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
- Nëse karta juaj Visa është e lidhur me llogarinë tuaj të iTunes, mjafton të vendosni kodin e sigurisë kur nisni Apple Pay.
- Për të shtuar një kartë të re Visa, zgjidhni “Shto një kartë tjetër” dhe përdorni kamerën e iPad-it tuaj për të skanuar informacionin e kartës.
MacBook Pro me sistemin e autorizimit Touch ID
- Shkoni tek cilësimet “Settings”.
- Zgjidhni opsionin “Wallet & Apple Pay”, më pas klikoni “Shto kartë krediti ose debiti” dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
- Nëse karta juaj Visa është e lidhur me llogarinë tuaj të iTunes, mjafton të vendosni kodin e sigurisë kur nisni Apple Pay.
- Për të shtuar një kartë të re Visa, zgjidhni “Shto një kartë tjetër” dhe përdorni kamerën e MacBook Pro për të skanuar informacionin e kartës.
Si të kryeni një pagesë me Apple Pay?
iPhone dhe iPad
Në dyqan
Për të paguar në dyqan, nuk është e nevojshme të zgjoni iPhone-in tuaj nga “sleep mode” ose të hapni ndonjë aplikacion. Thjesht mbani iPhone-in pranë terminalit të pagesës dhe autorizoni pagesën duke përdorur Touch ID me shenjën e gishtit. Për modelet më të reja si, përdorni Face ID për të konfirmuar pagesën, shtypni dy herë butonin anësor, shikoni në ekran për autorizim dhe mbajeni pajisjen pranë terminalit të pagesës.
Pasi pagesa të jetë kryer me sukses, ekrani do të tregojë “Kryer”, pajisja do të vibrojë lehtë dhe do të dëgjoni një tingull sinjalizues. Kjo do të thotë që informacioni i pagesës është dërguar.
Në aplikacion
Kur porosisni online, zgjidhni Apple Pay si formë pagese dhe autorizoni pagesën duke përdorur Touch ID me shenjën e gishtit ose Face ID duke vështruar në ekran.
Apple Watch
Në dyqan
Shtypni dy herë butonin anësor dhe mbani ekranin e Apple Watch afër terminalit të pagesës.
Apple Watch do ju njoftojë sapo informacioni i pagesës të jetë dërguar.
Mac
Në aplikacion
Për të kryer një pagesë në Safari në Mac-un tuaj, zgjidhni Apple Pay dhe më pas përfundoni pagesën duke përdorur iPhone-in ose Apple Watch-in tuaj. Në MacBook Pro, paguani duke përdorur Touch ID që ndodhet në “Touch Bar”.
Cilat dyqane pranojnë Apple Pay?
Ju mund të përdorni Apple Pay kudo ku pranohen pagesat pa kontakt. Shihni për një nga simbolet përkatëse pranë arkës ose terminalit të pagesës.
Apple Pay është tashmë i disponueshëm në shumë dyqane dhe aplikacione.
Bankat që suportojnë Apple Pay