Paguani me orën Garmin me kartat Visa
Mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më komode për të paguar. Tani mund të paguani pa kontakt (contactless) kudo dhe kurdo me orën Garmin dhe të përfitoni nga avantazhet e kartave Visa.
Shtoni kartën tuaj Visa dhe vendosni Garmin Pay në pak hapa
Nuk keni nevojë të keni portofolin apo telefonin tuaj me vete. Ora juaj mjafton për të paguar për produkte dhe shërbime pa kontakt (contactless). Përfitoni nga avantazhete kartave Visa.
Bankat që mbështesin Garmin Pay
Visa, me sistemin e saj të sigurisë për çdo transaksion, I konverton të dhënat nga karta juaj në një kod dixhital unik (token). Në këtë mënyrë, ju mund të paguani pa u shqetësuar se informacioni i kartës suaj do të bjerë në duar të gabuara.
Si të instaloni Garmin Pay?
- Shkarkoni aplikacionin Garmin Connect në telefonin tuaj.
- Hapni aplikacionin, shkoni te seksioni Pajisjet Garmin dhe gjeni orën tuaj.
- Klikoni mbi Garmin Pay.
- Ndiqni udhëzimet për të lidhur kartën tuaj Visa.
Si të paguani me Garmin Pay?
Pagesat pa kontakt (contactless) përmes Garmin Pay mund të përdoren nga poseduesit e aparateve të telefonëve me sistem operativ iOS ose Android.
- Zgjidhni opsionin "menu" në orën tuaj Garmin.
- Klikoni ikonën e portofolit.
- Kur të lidhni kartën tuaj Visa, shkruani fjalëkalimin që e keni vendosur më herët (vetëm për pagesën e parë të ditës).
- Për të paguar, vendosni orën tuaj pranë lexuesit në terminalin POS në dyqan.
- Mbani mend që terminali POS duhet të kryejë pagesat pa kontakt (contactless).
Ku mund të përdoret Garmin Pay?
Garmin Pay mund të përdoret në të gjitha vendet ku është e mundur pagesa pa kontakt. Kërkoni këtë simbol pranë arkës ose pajisjes për pagesë.
Banka që suportojnë Garmin Pay