-
Nga ky moment paguani me kartat Visa me Google Pay™
Shpejt. Thjesht. Sigurt.
Informacioni bazë
Paguani me kartat Visa dhe Google Pay™

Google Pay™ është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të paguar me kartën tuaj Visa, qoftë në dyqane apo online.
Për të aktivizuar Google Pay™ me një kartë Visa, ju duhet të:
- Hapni Google Play Store në telefonin tuaj
- Gjeni dhe shkarkoni aplikacionin Google Wallet™
- Vendosni kartën tuaj Visa si zgjedhjen tuaj të parë të pagesës në aplikacionin Google Wallet™*
Për mbajtësit e kartave Visa, Google Pay™ është aktualisht e disponueshme në këto banka: Raiffeisen Bank, Credins Bank.
*Telefoni juaj duhet të ketë të instaluar sistemin operativ Android (Lollipop 5.0 ose më të ri) dhe të suportojë teknologjinë NFC.
Shkarkoni aplikacionin Google Wallet™
Shpejt. Thjesht. Sigurt.

Aktivizoni aplikacionin ose vizitoni faqen e internetit

Shtoni kartën tuaj Visa
Bëni një foto të kartës Visa duke përdorur aplikacionin Google Pay™ ose vendosni manualisht të dhënat tuaja personale dhe të dhënat e kartës. Konfirmoni të dhënat tuaja duke vendosur kodin që do të merrni me SMS.

Bëni një blerje
Pasi karta juaj Visa të jetë vendosur në Google Wallet™ si zgjedhja juaj e parë e pagesës, jeni gati për të bërë blerje! Paguani më shpejt dhe më sigurt si online ashtu edhe në dyqane. Mjafton të mbani telefonin pranë terminalit POS për të kryer pagesën. Karta juaj do të shfaqet në ekran dhe më pas do të merrni konfirmimin e një transaksioni të suksesshëm.
Siguria, Përfitimet dhe Mbrojtja

Paguani shpejt, thjesht dhe sigurt
Me Google Pay™, tani mund të paguani shpejt, lehtë dhe në mënyrë të sigurt nga telefoni juaj, pa kontakt ose online.

Qëndroni të qetë
Pagesat dhe të dhënat tuaja janë të mbrojtura në disa nivele:
- Nëse ju humbet ose ju vidhet telefoni, mund të bllokoni dhe të fshini të dhënat duke përdorur opsionin Gjej Pajisjen Time ‘Find My Device’
- Mund ta mbani telefonin dy herë pranë POS-it, por sistemi nuk do të lejojë pagesa të dyfishta

Karta Visa kudo me ju
Kur aktivizoni Google Pay™ me kartën tuaj Visa, pagesat bëhen të thjeshta. Karta juaj Visa ruhet në mënyrë digjitale në telefonin, smartwatch-in apo tabletin tuaj.
Kjo ju lejon të paguani në dyqan dhe online duke përdorur pajisjet që mbani me vete, kështu që kuletën mund ta lini në shtëpi.
Bankat që mbështesin Google Pay™
Shërbimi Google Pay™ është aktiv në Shqipëri për të gjithë mbajtësit e kartave Visa të lëshuara nga Raiffeisen Bank, Credins Bank dhe POK*.



Pyetje dhe përgjigje
Përgjigje për pyetje që bëhen shpesh
-
-
Google Pay™ është emri i ri dhe ndërfaqja e re për produktet ekzistuese të pagesave nga Google. Google Pay™ përfaqëson një tjetër lloj pagesash të shpejta, të thjeshta dhe pa kontakt – nga telefoni, smart watch-i apo tableti me sistem Android.
-
-
Ti mund ta përdorësh Google Pay™ te të gjithë pikat e shitjes ku sheh një simbol për pagesa pa kontakt, online në websit-e dhe në aplikacionet e telefonit ku sheh logon e Google Pay™, ashtu edhe kur paguan për shërbime për produkte të Google si: YouTube, Play Store, Google Store, Google Photos dhe të ngjashmit e tyre.
-
-
Vizito Google Blog për të qenë i përditësuar me të gjithë informacionet e fundit, ose kontakto customer center.