Dy mënyra për të dërguar para shpejt, brenda ose jashtë vendit:

Përdorni një numër karte

Përdorni një numër telefoni

Mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të dërguar para duke përdorur një numër karte

Për t'i dërguar para një anëtari të familjes apo një miku, ju duhet vetëm numri 16-shifror i kartës Visa të marrësit.

1. Merr numrin 16-shifror të kartës së marrësit 

2. Zgjidh mënyrën tuaj të preferuar të transfertës

3. Shkruaj shumën

4. Dërgo shumën e dëshiruar

5. Paratë do të transferohen pothuajse menjëherë (në varësi të bankës)

Dërgoni para shpejt dhe në mënyrë të sigurtë duke përdorur vetëm një numër telefoni

T'i dërgoni para miqve dhe familjes tani është më e thjeshtë se kurrë me Visa! Nuk ju duhet numri i kartës së marrësit — por ju duhet vetëm numri i tyre i telefonit. Mjafton të zgjidhni një kontakt nga lista juaj. Transfertat me numër telefoni janë të lehta, të shpejta dhe të sigurta.   

1. Hapni aplikacionin e bankës tuaj në telefon 

2. Zgjidhni “transferta me numër telefoni”

3. Zgjidhni një kontakt ose shkruani numrin

4. Dërgoni shumën e dëshiruar

5. Paratë do të transferohen pothuajse menjëherë (në varësi të bankës)


Përfitimet e transfertave të shpejta Visa

Të thjeshta

Për të transferuar para, ju duhet vetëm numri i telefonit të marrësit nga lista juaj e kontakteve ose numri i kartës së tyre Visa.

Të shpejta

Transfertat e parave kryhen në vetëm disa klikime.

Të sigurta

Transfertat, ashtu si të gjitha transaksionet me kartat Visa, mbrohen nga standardet më të larta të sigurisë.

Konfidenciale

Visa garanton konfidencialitetin e të gjitha transfertave të parave.

PËR MË SHUMË INFORMACION, KONTAKTONI BANKËN TUAJ.