Shërbimi “Korsi e Shpejtë” në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd ju mundëson kalim më të shpejtë në kontrollin e pasaportës dhe në zonën e kontrollit të sigurisë, në sektorin e nisjeve të Terminalit 2.

Mbajtësit e kartave Visa Premium mund të përfitojnë nga korsia e prioritetit, sipas limiteve të tyre vjetore, duke ndjekur strukturën e përdorimit si më poshtë, në varësi të llojit të kartës:

Numri i shërbimeve të disponueshme gjatë vitit

Visa Platinum

2

Visa Signature

4

Visa Infinite

6

Visa Platinum Business

2

Visa Signature Business

4

*Visa rezervon të drejtën të ndryshojë kushtet dhe kohëzgjatjen e shërbimit “Korsi e Shpejtë” gjatë periudhës së vlefshmërisë së këtij përfitimi.

Si funksionon shërbimi “Korsi e Shpejtë” në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd:

Nga tani e tutje, mbajtësit e kartave Visa Premium kanë akses në “Korsinë e Shpejtë” të Visa-s në Terminalin 2 të Aeroportit Nikola Tesla!

Si të përdorni terminalin POS të “Korsisë se Shpejtë” të Visa-s:

1. Zgjidhni gjuhën angleze.

2. Vendosni kartën tuaj Visa Premium pranë terminalit.

3. Zgjidhni “Fast Lane Belgrade” (Beograd) në ekran.

4. Konfirmoni shërbimin duke shtypur “I confirm.” (Unë konfirmoj)

5. Merrni faturën dhe paraqiteni atë tek stafi i aeroportit në kontrollin e pasaportës dhe në pikën e kontrollit të sigurisë.


Pyetje dhe Përgjigje