Paguani me orën Garmin me kartat Visa
Mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e përshtatshme për të paguar. Tani mund të paguani pa kontakt kudo dhe kurdo me orën Garmin dhe të përfitoni nga avantazhet e kartave Visa.
Shtoni kartën tuaj Visa dhe vendosni Garmin Pay me vetëm disa hapa
Nuk keni nevojë të mbani portofolin apo telefonin me vete. Ora juaj është e mjaftueshme për të paguar për produkte dhe shërbime pa kontakt. Shfrytëzoni përfitimet e kartave Visa.
Bankat që mbështesin Garmin Pay
Visa, me sistemin e saj të sigurisë për çdo transaksion, konverton të dhënat nga karta juaj në një kod digjital unik (token). Në këtë mënyrë, mund të paguani pa u shqetësuar se informacioni i kartës suaj do të bjerë në duar të gabuara.
Si të instaloni Garmin Pay?
- Shkarkoni aplikacionin Garmin Connect në telefonin tuaj .
- Hapni aplikacionin, shkoni te rubrika Pajisjet Garmin dhe gjeni orën tuaj.
- Klikoni ikonën Garmin Pay.
- Ndiqni udhëzimet për të lidhur kartën tuaj Visa.
Si të bëni pagesë me Garmin Pay?
Pagesat pa kontakt përmes Garmin Pay mund të përdoren nga poseduesit e telefonëve me sistem operativ iOS ose Android.
- Zgjedhni opsionin "meni" në orën tuaj Garmin.
- Klikoni ikonën e portofolit.
- Kur të lidhni kartën tuaj Visa, shkruani fjalëkalimin që e keni vendosur më herët (vetëm për pagesën e parë të ditës).
- Për të paguar, afroni orën tuaj pranë lexuesit në terminalin POS në dyqan.
- Mbani mend që terminali POS duhet të mundësojë pagesat pa kontakt.
Ku mund të përdoret Garmin Pay?
Garmin Pay mund të përdoret në të gjitha vendet ku është e mundur pagesa pa kontakt. Kërkoni këtë simbol pranë arkës ose pajisjes për pagesë.
Banka që suportojnë Garmin Pay