Informacioni bazë
Paguaj me kartelat Visa dhe Google Pay™
Google Pay™ është një metodë e shpejtë dhe e thjeshtë për të paguar me kartelën tënde Visa, qoftë në dyqane apo online.
Për të aktivizuar shërbimin Google Pay™ me një kartelë Visa, ti duhet të:
- Hapësh Google Play Store në telefonin tend
- Gjej dhe shkarko programin Google Wallet™
- Caktoje kartelën tënde Visa si zgjedhja jote e parë e pagesës në programin Google Wallet™*
Për mbajtësit e kartelave Visa, Google Pay™ është aktualisht i disponueshëm për bankat më poshtë: NLB Bank.
*Telefoni duhet të ketë të instaluar sistem operativ Android (Lollipop 5.0 ose më vonë) dhe të suportojë teknologjinë NFC.
Si përdoret shërbimi
Shpejt. Thjesht. Sigurt.
Aktivizo programin ose vizito website-n
Shto kartelën tënde Visa
Shkrep një foto të kartelës tënde me programin Google Pay™ ose plotëso informacionin personal dhe atë të kartës. Konfirmo identitetin tënd duke plotësuar kodin që do të marrësh me SMS.
Kryej një blerje
Sapo të kesh caktuar kartelën tënde Visa si zgjedhja jote e parë në Google Wallet™, ti je gati për të bërë blerje! Paguaj më shpejt dhe më sigurt online dhe në dyqane. Thjesht afroje telefonin në POS për të kryer pagesën. Kartela do të shfaqet në ekran dhe më pas do të marrësh konfirmimin për një transaksion të suksesshëm.
Siguri, përfitime dhe mbrojtje
Paguaj shpejt, thjesht dhe sigurt
Me Google Pay™ ti tani mund të paguash shpejt, thjesht dhe sigurt nga telefoni, pa kontakt ose online.
Ji i qetë
Pagesat dhe të dhënat e tua janë të mbrojtura në disa nivele:
- Nëse telefoni yt humbet apo vidhet, ti mund ta kyçësh dhe të fshish të dhënat e tua duke përdorur opsionin Find My Device
- Ti mund të afrosh telefonin dy herë në POS, por sistemi nuk do të lejojë pagesa të dyfishta
Kartela Visa kudo me ty
Kur ti aktivizon Google Pay™ me kartelën tënde Visa, të kryesh pagesa është e thjeshtë. Kartela jote Visa qëndron në formë digjitale në telefonin, smart watch-in apo tabletin tënd.
Kjo të mundëson të paguash në dyqan dhe online duke përdorur pajisjet që ti mban me vete dhe kuletën mund ta lësh në shtëpi.
Banka që suportojnë Google Pay™
Shërbimi Google Pay™ është mundësuar në Kosovë për të gjithë mbajtësit e kartelave Visa të lëshuara nga NLB Banka.
Pyetje dhe përgjigje
Përgjigje për pyetje që bëhen shpesh
-
-
Google Pay™ është emri i ri dhe ndërfaqja e re për produktet ekzistuese të pagesave nga Google. Google Pay™ përfaqëson një tjetër lloj pagesash të shpejta, të thjeshta dhe pa kontakt – nga telefoni, smart watch-i apo tableti me sistem Android.
-
-
Ti mund ta përdorësh Google Pay™ te të gjithë pikat e shitjes ku sheh një simbol për pagesa pa kontakt, online në websit-e dhe në aplikacionet e telefonit ku sheh logon e Google Pay™, ashtu edhe kur paguan për shërbime për produkte të Google si: YouTube, Play Store, Google Store, Google Photos dhe të ngjashmit e tyre.
-
-
Vizito Google Blog për të qenë i përditësuar me të gjithë informacionet e fundit, ose kontakto customer center.