Shërbimi “Korsi e Shpejtë” në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd mundëson kalimin më të shpejtë në zonat e kontrollit të pasaportave dhe të kontrollit të sigurisë në seksionet e nisjeve në Teminalin 2.

Kartëmbajtësit Visa Premium mund të përfitojnë nga korsia e prioritetit në përputhje me limitet e tyre vjetore, duke ndjekur strukturën e përdorimit si më poshtë, në varësi të llojit të kartës:

Numri i shërbimeve në dispozicion gjatë vitit

Visa Platinum

2

Visa Signature

4

Visa Infinite

6

Visa Platinum Business

2

Visa Signature Business

4

*Visa rezervon të drejtën e ndryshimit të kushteve dhe kohëzgjatjes së shërbimit “Korsi e Shpejtë” gjatë vlefshmërisë së përfitimit.

Si funksionon shërbimi “Korsi e Shpejtë” në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd:

Nga tani e tutje , në Terminalin 2 të Aeroportit Nikola Tesla, kartëmbajtësit Visa Premium kanë qasje në “Korsinë e Shpejtë”!

Si të përdoret POS terminali i “Fast Lane” të Visa-s:

1. Zgjidhni gjuhën angleze.

2. Vendosni kartën tuaj Visa Premium në terminal.

3. Zgjedhni “Fast Lane Belgrade” (Beograd) në ekran.

4. Konfirmoni shërbimin duke  zgjedhur “I confirm” (Unë konfirmoj).

5. Merrni faturën dhe tregojani atë personelit të aeroportit tek kontrolli i pasaportave dhe tek kontrolli i sigurisë.


Pyetje dhe përgjigje