Më shumë detaje

Hotelet Rixos janë një kombinim i luksit dhe mikpritjes turke. Ato shtrihen në disa nga vendet më të bukura përgjatë bregdetit turk dhe në qytetet kryesore. Strukturat Rixos ofrojnë shërbime “all-inclusive”, përvoja të jashtëzakonshme gastronomike, trajtime ekskluzive në spa dhe shërbime për gjithë familjen. Nëse po këerkoni një arratisje të qetë në çift apo një pushim dinamik me familjen, Rixos është një destinacion që i tejkalon pritshmëritë.

 

Kushtet dhe Afatet

Përfitim ekskluziv për kartëmbajtësit Visa Premium – 15% zbritje në shërbimet shtesë që e bëjnë qëndrimin tuaj edhe më të këndshëm dhe luksoz.

Me një kartë të vlefshme Visa Premium, ju përfitoni:

15% zbritje në shërbimet shtesë:

  • Restorantet “a la carte” (Asil, Nemo, Ava, Mykorini dhe Piazzetta Italiana te Land of Legends)
  • Trajtime në Anjana Spa
  • Transportin

Oferta është e vlefshme në këto struktura:

  • Rixos Premium Belek
  • Rixos Downtown Antalya
  • Rixos TUI Magic Life Beldibi
  • Rixos Premium Tekirova
  • Rixos Premium Göcek (vetëm për të rritur)
  • Rixos Premium Bodrum
  • Rixos Pera Istanbul
  • Club Privé by Rixos Belek
  • Club Privé by Rixos Göcek
  • The Land of Legends Kingdom

Oferta vlen deri më 31 Dhjetor 2025.

Zbritja zbatohet vetëm për shërbimet shtesë dhe nuk përfshin tarifat e qëndrimit. Vlen për të gjitha kartat Visa Premium (kartat individuale dhe komerciale – debit, kredit dhe me parapagim). Oferta nuk  kombinohet me promocione të tjera. Visa nuk mban përgjegjësi për çfarëdo problemi teknik apo logjistik. Hotelet Rixos kanë të drejtën t’a ndryshojnë apo anulojnë ofertën.

Duke e shfrytëzuar këto përfitime, ju pranoni të gjitha kushtet dhe afatet e lartpërmendura.