Udhëtoni rehat dhe të sigurt me Visa falë shërbimit të sigurimit

Të gjithë mbajtësit e kartelave Visa Platinum, Visa Signature, Visa Infinite dhe Visa Platinum Business marrin automatikisht sigurimin e udhëtimit, ndërsa disa kartela ofrojnë edhe sigurim për COVID-19.

Cilat kartela Visa ofrojnë shërbime sigurimi?

Shërbimi special i Visa-s është në dispozicion për kartelat Visa Platinum, Visa Signature, Visa Infinite dhe Visa Platinum Business në ngjarjet/rastet e mëposhtme të sigurimit:

Visa Platinum

  • Fluturimi i humbur
  • Fluturimi i humbur në tranzit
  • Mbrojtja e klientit
  • Anullimi i fluturimit
  • Bagazhet e vonuara

Visa Signature

  • Fluturimi i humbur
  • Fluturimi i humbur në tranzit
  • Mbrojtja e klientit
  • Anullimi i fluturimit
  • Bagazhet e vonuara
  • Kostot për shërbimet shëndetësore, përfshirë rastet e COVID-19
  • Riatdhesimi 
  • Anullim i udhëtimit në rast të COVID-19
  • Anullim ose shkurtim i udhëtimit
  • Shtrimi në spital
  • Sigurim kasko për makinën e marrë me qira
  • Sporte 
  • Gjërat dhe paratë personale
  • Kostot për shërbimet shëndetësore emergjente në atë vend

Visa Infinite

  • Fluturimi i humbur
  • Fluturimi i humbur në tranzit
  • Mbrojtja e klientit
  • Anullimi i fluturimit
  • Bagazhet e vonuara
  • Kostot për shërbimet shëndetësore, përfshirë rastet e COVID-19
  • Riatdhesimi 
  • Anullimi i udhëtimit në rast të COVID-19
  • Anullimi ose shkurtimi udhëtimit
  • Shtrimi në spital
  • Sigurim kasko për makinën e marrë me qira
  • Sporte 
  • Gjërat dhe paratë personale
  • Kostot për shërbimet shëndetësore emergjente në atë vend

Visa Platinum Business

  • Anullimi i fluturimit
  • Bagazhet e vonuara
  • Kostot për shërbimet shëndetësore, përfshirë rastet e COVID-19
  • Riatdhesimi 
  • Gjërat dhe paratë personale
  • Dokumentet

Kur fillon mbulimi i sigurimeve?

Mbulimi juaj i sigurimit do të fillojë automatikisht nëse, para udhëtimit:

  • keni blerë bileta kthyese me njërën nga kartelat tuaja Visa premium (Visa Platinium, Visa Signature, Visa Infinite, Visa Platinium Business)
  • keni rezervuar dhe paguar akomodimin me njërën nga kartelat tuaja Visa premium (Visa Platinium, Visa Signature, Visa Infinite, Visa Platinium Business)
  • keni paguar edhe për bileta dhe për akomodim me njërën nga kartelat tuaja Visa premium

Në shtetin me vendbanim të përhershëm, mbulimi juaj i sigurimit do të fillojë automatikisht nëse, para udhëtimit:

  • rezervoni akomodim për të paktën 2 netë duke përdorur njërën nga kartelat tuaja  VISA premium, në një destinacion që është më shumë se 100 km larg nga vendi juaj.

SHËNIM: Për tu siguruar që mbulimi juaj i sigurimit do të fillojë, duhet të paguani transportin dhe/ose akomodimin me një nga kartelat tuaja Visa premium (në këtë rast, emri i kartelës suaj duhet të përputhet me emrin në biletat tuaja dhe/ose rezervimin e akomodimit).

Çfarë është sigurimi për COVID-19?

Nëse infektoheni, duhet ta njoftoni kompaninë e sigurimeve. Në atë rast, ju do ti paguani shërbimet shëndetësore me shpenzimet tuaja, dhe më pas, pasi të ktheheni në vendbanimin tuaj të përhershëm, do të aplikoni për rimbursim. Ky rast i sigurimit do të konsiderohet, si një rast i zakonshëm shëndetësor.

Nëse keni planifikuar dhe keni paguar paraprakisht për udhëtimin tuaj, ose keni rënë dakord të paguani, por papritmas jeni sëmurë me COVID-19, udhëtimi juaj anullohet dhe mjeku ju vendos në karantinë të detyrueshme, ju mund të aplikoni
për mbulimin e sigurimit, për anullimin e udhëtimit. Paraqitini dokumentet zyrtare shëndetësore shoqërisë së sigurimeve, që konfirmojnë diagnozën tuaj në mënyrë që të siguroheni, që kërkesa juaj do të merret parasysh.

PËRFITIMET E SIGURIMIT

  • Sigurim për të gjithë familjen. Nëse udhëtoni me familjen Tuaj, edhe ata do të jenë të siguruar (bashkëshorti/ja dhe fëmijët).
  • Sigurimi juaj është i vlefshëm në vendin e qëndrimit të përhershëm dhe jashtë vendit.
  • Sigurim për mbi 50 sporte.
  • Sigurimi me Purchase protection nga dëmtimi ose vjedhja.
  • Limit i lartë i sigurimit. Shuma maksimale, që mund të merrni kur ndodh një rast i siguruar është 2.5 milion dollarë amerikanë, me kartën Tuaj Visa Infinite dhe 750,000 dollarë amerikanë për kartelat Visa Signature dhe Visa Platinum Business.

RREGULLAT E PËRGJITHSHME DHE KUSHTET E SIGURIMIT

Para udhëtimit, mos harroni të plotësoni një vërtetim sigurimi, sepse në kontrollin doganor mund t'ju kërkohet ta paraqisni atë.

Kohëzgjatja: 90 ditë para udhëtimit, por jo më shumë se 183 ditë në vit. Nëse udhëtimi zgjat më shumë se 90 ditë, do të konsiderohet plotësisht i pasiguruar.

Mbulimi juaj i sigurimit fillon dhe mbaron, gjatë hyrjes dhe daljes në shtetin Tuaj të banimit të përhershëm.

Çfarë duhet të bëni nëse ndodh një rast i siguruar mjekësor?

1) Së pari, duhet të raportoni incidentin:

A) në shërbim Visa përmes çdo kanali komunikimi:

Numri i telefonit
0 800 81 21 77

B) ose telefononi në numrin e telefonit ndërkombëtar SOS në: +380444993975 / +74959376453 / +442087628373

C) përmes postës elektronike në [email protected][email protected]

2) Renditni të dhënat që shoqëria e sigurimeve do ti përdorë për t'ju identifikuar si klient:

  • Mbiemri, patronimi, emri.
  • 9 shifrat e para të kartelës suaj
  • Numri i kontaktit financiar dhe lokal

3) Në kthim, shoqëria e sigurimeve do ta regjistrojë ankesën dhe do t'ia përcjellë mjekut kujdestar.

4) Mjeku do t'ju kontaktojë dhe do t'ju japë rekomandime se çfarë të bëni, dhe në cilën klinikë të shkoni.

5) Ndërkohë, shoqëria e sigurimeve do të kontaktojë klinikën për të mbajtur situatën nën kontroll.

6) Për kompensim, mbani të gjitha faturat fiskale, biletat dhe dokumentet e tjera që konfirmojnë aksidentin.

Shënim:

Mbajtësit e kartelave i paguajnë kostot me shpenzimet e tyre, ndërsa shoqëria e sigurimeve mund t'i rimbursojë ato vetëm pasi të shqyrtojë kërkesën për rimbursim. Shërbimi i sigurimit nuk mbulon kostot e shërbimeve shëndetësore të bëra nga mbajtësi i kartelës pas kthimit në vendin e banimit të përhershëm.

Pyetje dhe përgjigje