Përfitoni nga ofertat speciale në hotelet, restorante dhe SPA në Jumeirah Hotels & Resorts me kartat Visa

Mbajtësit e kartës Visa mund të shijojnë edhe më shumë pushime në Jumeirah Hotels & Resorts në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain, Kuvajt, Oman, Maldive, Bali, Britani të Madhe, Spanjë dhe Kinë.

Paguani rezervimet e hoteleve me kartat Visa dhe përfitoni deri në 20% zbritje për qëndrimet në dhomat dhe suitat në Jumeirah Hotels & Resorts.

Si ta përdorni ofertën:

  • Për të përfituar zbritje në akomodim, duhet ta bëni rezervimin në faqen e internetit https://www.jumeirah.com/en/offers/global-offers/visa-offers apo të telefononi  Zyrën Qendrore të Rezervimeve në numrin lokal pa pagesë.
  • Për të përfituar nga oferta, rezervimet duhet t’i bëni në emrin mbajtësit t ë kartës Visa dhe duhet ta paraqitni  kartën tuaj Visa dhe dëshminë e identitetit pas mbërritjes dhe në momentin e pagesës.

Termat dhe kushtet e ofertës:

  • Rezervimet duhet të bëhen së paku 72 orë para fillimit të udhëtimit.
  • Pagesat bëhen në valutën lokale, përfshirë tatimet dhe tarifat lokale të shërbimeve.
  • Një kohëzgjatje minimale e qëndrimit vlen për disa hotele pjesëmarrëse. 
  • Ka kufizime në vlefshmërinë e zbritjes në data dhe  dhoma të caktuara.
  • Zbritja nuk mund të kombinohet me oferta, promocione dhe zbritje të tjera dhe nuk vlen për certifikatat e dhuratavezbatohet në kuponat dhuratë.

  • Nëse një kartë Visa nuk është e disponueshme për ndonjë arsye në momentin e daljes, mysafirët do të tarifohen me çmimin e plotë pa zbritje.
  • Të gjithë mysafirët duhet ta duhet të paraqesin një ID origjinale të vlefshme (pasaportë ose ID kombëtare), e cila mund të skanohet gjatë regjistrimit.
  • Zbritja nuk do të vlejë nëse mysafirët e ndajnë faturën mes vete, apo paguajnë me karta të tjera.
  • Oferta e vlefshme vetëm për rezervime të reja dhe në varësi të disponueshmërisë.
  • Pagesa e plotë e akomodimit duhet të bëhet me kartë krediti apo debiti Visa.
  • Zbatohen  politikat standarde të anulimit.
  • Qasja në Wild Wadi WaterparkTM është e disponueshme vetëm për mysafirët e Dubait.Duke përfituar nga kjo ofertë, mbajtësit e kartave Visa kanë të drejtë të mbledhin pikë Jumeirah One.
  • Mysafirët duhet ta paguajnë faturën në vend, jo ne dalje.
  • Jumeirah Hotels & Resorts rezervon të drejtën të ndryshojë Termat dhe Kushtet pa njoftim paraprak.

Nëse kërkohet me ligj, oferta mund të jetë e pavlefshme, e tatueshme ose e kufizuar. Blerësi duhet të paguajë të gjitha taksat dhe tarifat e aplikueshme. Shitësi që bën ofertën është i vetmi përgjegjës për përmbushjen e ofertës. Ofruesi i programit rezervon të drejtën të ndryshojë ose anulojë një ose të gjitha këto oferta në çdo kohë dhe pa paralajmërim.

Përveç zbritjes në akomodim, mbajtësit e kartave Visa gëzojnë kushte të veçanta edhe në restorantet dhe spa-të e Jumeirah Hotels & Resorts.
Ofertat vlejnë për të gjithë mbajtësit e kartave Visa deri më 30 shtator 2024.

Shijo privilegjet me kartat Visa Premium