Qasje falas në mbi 1200 hapësira të pritjes të klasës së biznesit në aeroportet anembanë botës me kartat Visa Premium

 

Përfitoni dhjetë (10) vizita falas në biznes salla të pritjes luksoze DragonPass në aeroporte anembanë botës me kartat Visa Platinum, Visa Signature dhe Visa Infinite, si dhe me kartat Visa Platinum Business dhe Visa Signature Business, nga data 26 Maj 2025 deri më 26 Maj 2026.

Qasja në sallat biznes  të aeroporteve arrihet në mënyrë digjitale, duke e gjeneruar kodin QR përmes aplikacionit Visa Airport Companion ose kanalit VisaConcierge Chat Bot.

Numri i qasjeve pa pagesë përgjatë një viti

Visa Platinum card

Visa Platinum
x10

Visa Signature card

Visa Signature
 x10

Visa Infinite card

Visa Infinite
 x10

Visa Platinum Business card

Visa Platinum Business
x10

Visa Signature Business card

Visa Signature Business
x10

Numri i vizitave falas mund të jetë më i lartë nëse ju lejon banka e juaj. Ju lutemi të konsultoheni me bankën tuaj nëse ju lejohen më shumë vizita falas në biznes sallat e pritjes DragonPass.

Me kartat Visa Premium, çdo udhëtim shndërrohet në përvojë perfekte të standardeve më të larta. Ndiqni hapa të thjeshtë për të pasur qasje të lehtë në sallat biznes të pritjes së aeroporteve.


Si të aktivizoni shërbimin

Aplikacioni Visa Airport Companion ju ofron qasje të privilegjuar në hapësirat e pritjes luksoze të aeroportit, mundësuar në partneritet me DragonPass.

Me instalimin e aplikacionit Visa Airport Companion, përdoruesit duhet ta regjistrojnë kartën e tyre Visa Premium në aplikacion, që të kenë qasje të privilegjuar në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit të aeroportit në përputhje me llojin e kartës së tyre. Aplikacioni gjithashtu u’a lejon përdoruesve t’i shohin lokacionet e të gjitha hapësirave të pritjes në aeroportet anembanë botës, ta kontrollojnë numrin mbetur të vizitave pa pagesë përgjatë vitit dhe të kenë qasje në  dhënat shtesë rreth qasjes në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit.

Mund ta shkarkoni aplikacionin Visa Airport Companion duke klikuar në butonin e mëposhtëm, varësisht nga modeli i telefonit tuaj:

Pas hapjes së aplikacionit Visa Airport Companion, mbajtësit e kartave duhet:

  1. T’i regjistrojnë kartat e tyre kualifikuese Visa Premium në aplikacion që të kenë qasje të privilegjuar në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit të aeroportit.
  2. Të gjejnë dhe të zgjedhin hapësirën e pritjes specifike që duan të  vizitojnë dhe ta shtypin butonin "Walk-in".
  3. Të aktivizojnë opsionin "Membership" për të gjeneruar kodin QR, që ju mundëson qasjen në hapësirën zgjedhur të pritjes.

Si ta përdorni aplikacionin Visa Airport Companion

1. Shkarkoni aplikacionin: Aplikacioni Visa Airport Companion (VAC) gjendet në App Store për pajisjet iPhone dhe në Google Play Store për pajisjet Android. Pasi ta keni shkarkuar dhe hapur aplikacionin, do të ju paraqiten opsionet e regjistrimit apo të kyçjes (log in).

 

2. Regjistrimi: Në fillim, aplikacioni do t’ju njoftojë me procesin e regjistrimit. Gjatë regjistrimit, duhet t’i vendosni  detajet e kartës tuaj Visa, përfshirë numrin kartës, afatin e skadimit, kodin CVV dhe shtetin e lëshimit. Aplikacioni do ta kryejë verifikimin e autenticitetit me lëshuesin e kartës për ta verifikuar statusin e kartës, pa pagesë shtesë për përdoruesin*. Nëse verifikimi dështon, mbajtësi i kartës do ta pranojë një mesazh që njofton për gabimin dhe do të duhet ta kontaktojë bankën lëshuese. Nëse karta nuk i përmbush kërkesat e kualifikimit, mbajtësi i kartës gjithashtu do të njoftohet për gabimin përmes një mesazhi përkatës.

Nëse verifikimi kryhet me sukses, në kuadër të procesit të konfigurimit të profilit, mbajtësi i kartës do t’i vendosë detajet personale, përfshirë emrin dhe mbiemrin (që duhet të përputhen me pasaportën) dhe informatat e kontaktit. Vërejtje: Nëse emri i vendosur në aplikacionin VAC nuk përputhet me emrin në pasaportë, nuk do të mundësohet qasja në hapësirën e pritjes.
Një kod 6-shifror do të dërgohet më pastaj në e-mail adresën apo në numrin e telefonit të mbajtësit të kartës për verifikim. Pas verifikimit të suksesshëm, mbajtësi i kartës do ta krijojë një fjalëkalim dhe mund ta zgjedhë edhe opsionin e qasjes biometrike apo qasjes offline (pa internet).
Vërejtje: Herën e parë kur e konfiguroni qasjen offline, ju duhet të keni qasje në internet. Pas  aktivizimit, qasja offline ua lejon përdoruesve t’i shohin të dhënat e tyre të anëtarësimit pa qasje në internet nga rrjeti i telefonisë mobile apo në internet Wi-Fi. Nëse mundësia  offline nuk është aktivizuar në telefonin e përdoruesit dhe qasja në internet nuk është në dispozicion, mbajtësi i kartës  nuk do të mund të hyjë në hapësirën e pritjes.

*Nuk vlen për përdoruesit që regjistrohen përmes kanalit Visa Chat Bot.

 

3. Kyçja (login): Nëse veçse keni llogari të regjistruar, ju mund të kyçeni përmes e-mail adresës tuaj dhe fjalëkalimit apo përmes qasjes biometrike (nëse e keni aktivizuar më parë). Nëse keni probleme me kyçjen, mbajtësi i kartës mund të zgjedhë butonin  e ndihmës apo ta resetojë fjalëkalimin.

Vërejtje: Llogaria e mbajtësit të kartës do të bllokohet për 30 minuta pas pesë tentimeve të pasuksesshme të kyçjes. Verifikimi i autenticitetit multi-faktorësh është i nevojshëm në kyçjen e parë, nga një pajisje e re, kur e resetoni fjalëkalimin, apo kur e shtoni një anëtarësi të re. Nëse dëshiron, mbajtësi i kartës mund ta zgjedhë verifikimin e autenticitetit multi-faktorësh në çdo kyçje.

 

4. Faqja kryesore: Pas kyçjes, do të shfaqet një faqe e personalizuar e mirëseardhjes, ku mbajtësi i kartës do të mund t’i shoh privilegjet në dispozicion (p.sh. numrin e qasjeve pa pagesë në vit), termat dhe kushtet e zbatueshme dhe linqet për ta parë listën e hapësirave të pritjes dhe aeroporteve në dispozicion. Mbajtësit e kartave mund t’i shohin edhe lajmërimet përbrenda aplikacionit, të theksuara me një pikë të kuqe në faqen kryesore.

 

5. Qasja offline (pa internet): Nëse qasja offline është e aktivizuar, aplikacioni do ta shfaqë një lajmërim në faqen kryesore. Në këtë rast, mbajtësi i kartës ende do të ketë qasje në kodin QR të anëtarësisë edhe pa qasje në internet nga rrjeti i telefonisë mobile apo në internet Wi-Fi.

 

6. Qasja në lounge: Për t’i kërkuar lounge-t në dispozicion dhe për të pasur qasje në to, mbajtësi i kartës duhet të klikojë në opsionin “Explore Lounges”. Pas zgjedhjes së aeroportit dhe hapësirës së pritjes  të dëshiruar, do të shfaqet një kartë digjitale e anëtarësisë (p.sh. kodi QR), të cilën mbajtësi i kartës duhet ta skanojë apo tregojë në hyrjen e hapësirës së pritjes të zgjedhur. Mbajtësi i kartës gjithashtu mund të qaset në kartën e anëtarësisë (kodi QR) në seksionin “Membership” në aplikacion.

 

7. Anëtarësia digjitale: Mbajtësi i kartës mund t’i gjejë detajet rreth anëtarësisë, si privilegjet në dispozicion (p.sh. numrin e qasjeve pa pagesë në hapësirën e pritjes në vit), kartën digjitale të anëtarësisë (kodi QR), pyetjet e shpeshta dhe informata të tjera duke e zgjedhur opsionin “Membership” në fund të ekranit. Mbajtësi i kartës mund të shtojë Visa karta kualifikuese shtesë nën opsionin “Membership”, që më pas të mund ta ndërrojë me lehtësi kartën të cilën e përdor për qasje në hapësirën e pritjes , pa pasur nevojë të kyçet përsëri në aplikacion. Nëse ka skaduar afati i Visa kartës së mbajtësit të kartës, privilegjet e tyre do të bllokohen derisa t’i përditsojnë  detajet e kartës së tyre.

 

8. Alarmet dhe njoftimet e aplikacionit: Ekzistojnë katër llojet të alarmeve, të shënuara me ngjyrë:

  • Të kuqe: Alarm kritik që ka nevojë për vëmendje të menjëhershme
  • Të verdhë: Me rëndësi por jo urgjente
  • Të gjelbër: Njofton lajme të mira, sukses apo konfirmim
  • Të artë: Informata jo-urgjente
  • Të artë: Informata jo-urgjente

 

9. Rregullat e përdorimit: Politikat e përdorimit të drejtë nuk e lejojnë më shumë se një qasje në të njëjtën kohë. Specifikisht, mbajtësve të kartave Visa nuk u lejohet ta përdorin më shumë se një qasje brenda një periudhe  tre-orëshe.Mbajtësit e kartave , të cilëve bankat lëshuese u’a kanë agktivizuar programin e qasjes së pakufizuar në hapësirat e pritjes mund t’i përdorin deri në tre (3) qasje çdo 24 orë (aty ku programi lejon, qasja në hapësirën e pritjes përfshin qasjen për mysafir, pa kufizim të numrit të vizitave me mysafir). Më së miri është ta pyesni lëshuesin e kartës rreth kushteve të sakta të përdorimit dhe çfarëdo tarife përkatëse.

 

10. Llogaria dhe siguria: Në faqen “Account”, mbajtësi i kartës mund ta ndërrojë konfigurimin e gjuhës, të shohë përmbledhjen e vizitave të mëhershme, t’u qaset kushteve dhe pyetjeve të shpeshta, të kontaktojë stafin mbështetës, të përditësojë numrin e telefonit dhe shumë të tjera. Vëmendje: Nëse mbajtësi i kartës dëshiron ta ndryshojë cilindo detaj personal, duhet ta kontaktojë mbështetjen për klientë.

Nëse kartëmbajtësi dëshiron ta ndryshojë cilindo detaj personal, duhet ta kontaktojë përkrahjen për klientë.


Pyetje të Shpeshta

Hyni në botën e privilegjeve me kartat Visa Premium